​Barcelona i ka refuzuar 150 milionë euro për Ansu Fatin

Futboll

​Barcelona i ka refuzuar 150 milionë euro për Ansu Fatin

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:49
Ansu Fati

Barcelona e ka hedhur poshtë një ofertë prej 150 milionë eurosh për talentin Ansu Fati, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Gjigantët e La Ligas po vazhdojnë të punojnë fuqishëm që ta bindin talentin e madh për të nënshkruar kontratë kontratë të re pasi ai u bë pjesë e ekipit të parë dhe nuk dëshiron që të humbas një lojtar me të ardhme të ndritur.

Nuk është bërë e ditur se cila skuadër e ka ofruar këtë shifër kaq të lartë për Ansu Fatin, por klubi nga Katalonia asesi nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e tij.

Së fundi nga Barcelona u largua drejt Atletico Madrdit sulmuesi nga Uruguaji Luis Suarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat