Dramë në ‘The Hawthorns’, Chelsea nga humbja 3:0 barazon

Futboll

Dramë në ‘The Hawthorns’, Chelsea nga humbja 3:0 barazon

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:44
West Bromwich-i

Dramë në ‘The Hawthorns’, Chelsea nga humbja 3:0 barazon! West Bromwich lëshoi fitoren nga dora në çastet e fundit, duke barazuar me rezultat 3:3 me Chelseat, në kuadër të javës së tretë në Premier League në futboll.  45 minutat e para ishin fatale për skuadrën londineze!   

Për 27 minuta e parë West Bromwich realizuan tri herë në portën e Caballeros. Callum Robinson e hapi serinë e golave në minutën e 4-të, duke shënuar nga rreth 15 metra.

Po i njëjti futbollist shënoi edhe në atë të 25-tën. Ai doli i vetmuar dhe nga rreth 16 metra mposhti portierin mysafirë. Në minutën e 27-të, gabim në mbrojtjen e Chelseat, Kyle Bartley thelloi epërsinë në 3:0.   

Image

Në minutën e 55-të, Mason Mount ngushton rezultatin në 3:1. Në minutën e 70-të,  Callum Hudson-Odoi shënon për rezultatin 3:2.

Në minutën e 90+3, Tammy Abraham shënoi për barazimin 3:3 në stadiumin “The Hawthorns”.
West Bromwich renditet në vend të 15-të me 1 pikë, kurse Chelsea zë vendin e gjashtë me 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat