Pioli: Ibra po stërvitet në shtëpi, Leao është rikuperuar, Tonali ka nevojë për kohë

Futboll

Pioli: Ibra po stërvitet në shtëpi, Leao është rikuperuar, Tonali ka nevojë për kohë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:49
Pioli: Ibra po stërvitet në shtëpi, Leao është rikuperuar, Tonali ka nevojë për kohë

Pa Zlatan Ibrahimovic, që është prekur nga Covid-19 dhe është futur në karantinë, Milani ka rikuperuar portugezin Rafael Leao për sfidën e nesërme ndaj Crotones në transfertë, ndërsa trajneri Stefano Pioli ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp dhe ka folur për situatën në kampin kuqezi.

Ibra – Kam folur dhe është mirë. Është duke u stërvitur në shtëpi, për të mos humbur formën dhe e kam parë shumë të motivuar. Mungesa e tij peshon, por duhet ta shfrytëzojmë si një mundësi, që kur të kthehet, të jemi një skuadër më e fortë.

Leao – Ka kryer vetë, 4 seanca stërvitore, por mund të luajë një pjesë të ndeshjes. Do të vijë me ne dhe do të jetë në dispozicion, por të shohim nëse do të luajë nga fillimi, apo në pjesën e dytë.

Colombo – Ka luajtur me qasjen e duhur. Duhet të hymë në fushë të qetë dhe të bindur për forcat tona, pasi është e rëndësishme për të përmirësuar rendimentin. Lorenzo është vetëm 18 vjeçar, por një djalosh shumë i matur, që mendon vazhdimisht për grupin, megjithatë të shohim çfarë zgjedhjesh do të bëj nesër.

Crotone – Stroppa ka bërë një punë të mirë dhe e njoh mirë si trajner. Skuadrat e tij luajnë me autoritet dhe bëjnë një futboll ofensiv. Edhe ndaj nesh ata do të vrapojnë për çdo top, ndaj duhet të jemi të përgatitur.

Tonali – Të gjithë mesfushorët tanë, përfshi edhe Tonalin, janë të kompletuar. Dinë të lexojnë mirë të dy fazat e lojës, si atë sulmuese ashtu edhe atë mbrojtëse. Megjithatë Sandro është i ri dhe na është bashkuar vetëm para pak ditësh, ndaj duhet t’i japim pak kohë që të përshtatet me skemat dhe lojën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat