Reali mezi fitoi ndaj Betisit, në një ndeshje me pesë gola dhe një të skuqur

Futboll

Reali mezi fitoi ndaj Betisit, në një ndeshje me pesë gola dhe një të skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 22:54
Reali mezi fitoi ndaj Betisit, në një ndeshje me pesë gola dhe një të skuqur

Real Madridi mezi fitoi në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Betisit, në takimin e javës së tretë në kampionatin spanjoll. 
Betisi pas dy fitoreve pësoi humbjen e parë, ndërsa Reali shijoi gëzimin e parë pas barazimit në hapje të edicionit.

Në minutën e 14-të, Benzema asistoi për mrekulli, ndërsa Valverde shënoi për madrilenët, 0:1. 

Në minutën e 35-të Mandi me kokë realizoi gol të bukur për 1:1. 

Image

Pas dy minutave (37') Carvalho me goditje të fortë brenda 16-shit kalon në epërsi (2:1) Betisin.
Në pjesën e dytë, Reali i trajnerit Zinedine Zidane këndellet.

Në minutën e 48-të, Emerson duke tentuar ta largoi topin shënoi autogol, 2:2. Nga minuta e 67-të Betisi mbetet me një lojtar me pak, Emerson për shkak të ndërhyrjes nga prapa ndëshkohet me karton të kuq. 

Në minutën e 82-të, Ramos ia siguroi fitoren Realit. Ai u tregua i saktë nga penalltia dhe i solli gëzimin e parë skuadrës së tij për edicionin e ri. Betisi zë vendin e dytë me 6 pikë sa ka edhe lideri Granada, ndërsa Reali është në vend të pestë me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat