Lampard i del në mbrojtje Silvas pas debutimit aspak të mirë

Futboll

Lampard i del në mbrojtje Silvas pas debutimit aspak të mirë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:15
Thiago Silva

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, nuk ka dyshime se Thiago Silva do të shkëlqejë në ‘Stamford Bridge’, pavarësisht vuajtjeve të mëdha në debutim ndaj WBA-së.

Brazilianit i është besuar shiriti i kapitenit në ndeshjen WBA 3:3 Chelsea, që ishte ndeshja e parë e tij në fanellën e skuadrës nga Londra.

Por, ky debutim nuk doli të ishte i mirë për Silvan, që bëri një gabim, duke i mundësuar Callum Robinson golin.

“Thiago Silva do të jetë fantastik për ne. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm në karrierën e tij”, ka deklaruar Lampard.

“Unë mund të flas për mungesat, ato janë të qarta dhe unë jam i hapur dhe i sinqertë për atë”.

“Ne jemi një ekip por duhet të reagojmë për këtë, të jem i drejtë, ekipi e bëri në pjesën e dytë. Por nuk ka asgjë në Thiagon, unë jam i sigurt se ai do të ngrihet dhe të thotë se ishte një gabim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat