Januzaj shënon golin e parë këtë edicion, fiton penallti dhe e shndërron në gol

Futboll

Januzaj shënon golin e parë këtë edicion, fiton penallti dhe e shndërron në gol

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:48
Foto

Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj, ka hapur llogarinë e golave për edicionin 2020/2021 në La Ligën spanjolle.

Sulmuesi anësori ka shënuar gol në minutën e 77-të nga pika e bardhë duke dyfishuar epërsinë e Real Sociedad ndaj Elches.

Ishte pikërisht Januzaj ai që e fitoi këtë penallti, pasi u pengua në zonën kundërshtare pas një depërtimi të bukur nga e djathta.

Më pas ai me një goditje precize realizoi për 2-0.

Skuadra e tij shënoi edhe një gol deri në fund dhe fitoi ndeshjen 3-0.

Real Sociedad pas dy javësh ka katër pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat