“Suarez? Jam i bindur që mbrapa qëndron Juventus. Është stili i tyre”

Futboll

“Suarez? Jam i bindur që mbrapa qëndron Juventus. Është stili i tyre”

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:05
Suarez

Ylli i ri i Atletico-s ka përfunduar në syrin e ciklonit pas skandalit për mashtrimin me provimin e zhvilluar në Perugia për të marrë nënshtetësinë italiane.

Shefi i Prokurorisë së kryeqendrës lombarde ka vendosur të bllokojë papritur dhe për një kohë të papërcaktuar hetimet për shkak të rrjedhjes së informacioneve të hetimit paraprak.

Në lidhje me këtë çështje ka dhënë mendimin e tij edhe ish-mesfushori i Inter-it, Nicola Berti:

“Sipas mendimit tim, mbrapa kësaj historie është Juventus-i. Është stili i tyre, stili klasik i Juventus-it. E dini se jam antijuventin qëkur kam lindur”, ka thënë Berti për Moëmag.com.

“Është e qartë se ka diçka mbrapa, Suarez nuk ka ardhur rastësisht në Perugia. Në kohën time nuk ndodhnin gjëra të tilla, nuk kishte probleme të tilla me nënshtetësinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat