Fonseca bën diçka të rrallë në futboll, zbulon formacionin titullar një dit para ndeshjes: Kumbulla do të luaj nga fillimi

Futboll

Fonseca bën diçka të rrallë në futboll, zbulon formacionin titullar një dit para ndeshjes: Kumbulla do të luaj nga fillimi

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:10
Paulo Fonseca

Një gjë e rrallë ka ndodhur në Itali në veçanti me trajnerin e Romës, Paulo Fonseca.

Tekniku portugez ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Juventusin e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Olimpico.

Gazetarët e pranishëm vazhdimisht bënin pyetje për lojtarët që do të luajnë, teksa Fonseca i ka befasuar të gjithë.

Trajneri i Romës ka bërë një gjë që nuk është parë më parë në futboll, pasi një dit para ndeshjes ka zbuluar formacionin titullar.

E nga minuta e parë ndaj kampionit në fuqi të Italisë do të luaj edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.

“Nëse diçka e paparashikuar nuk ndodh deri nesër atëherë lojtarët që do të luajnë do të jenë: Mirante, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Santon, Spinazzola, Veretout, Pellegrini, Pedro, Mkhitaryan dhe Dzeko”, deklaroi tekniku portugez.

Mbetet të shihet deri sonte ora 19:45 kur edhe publikohen formacionet zyrtare, nëse Fonseca do të ndryshojë ndonjë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat