Interi nuk ndalet për N’Golo Kante, Conte sakrifikon dy lojtarë

Futboll

Interi nuk ndalet për N’Golo Kante, Conte sakrifikon dy lojtarë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:52
N’Golo Kante

Interi nuk dorëzohet për të arritur te mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante. Trajneri Antonio Conte është i dashuruar me mesfushorin e bluve të Londrës dhe e do me patjetër në skuadër, pavarësisht se Ausilio tha se nuk po e tentonion.

90min.com shkruan se zikaltërit po përgatisin një ofertë shumë interesante.

Ata do të ofrojnë mbrojtësin Milan Skrinias dhe mesfushorin Marcelo Brozovic për të arritur kampionin e botës.

Të dy lojtarët nuk janë më pjesë e planeve të Contes, prandaj numri një i stolit nuk e ka problem që t’i sakrifikojë. Tekniku italian fitoi me shumë vështirësi mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës me rezultatin 4-3 falë stolit të tij me yje si Hakimi, Sanchez, Nainggolan etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat