FC Prishtina gati për goditjen e madhe në merkato, Gent Muça pranë marrëveshjes me kryeqytetasit

Futboll

FC Prishtina gati për goditjen e madhe në merkato, Gent Muça pranë marrëveshjes me kryeqytetasit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:39
Gent Muça

Tirana i habiti të gjithë ditën e djeshme, teksa me një postim në profilin e klubit, njoftoi largimin e mbrojtësit Gentjan Muça nga skuadra.

Një largim i papritur ky, me futbollistin që kishte rinovuar kontratën më 8 gusht. Lojtari tashmë pritet të vazhdojë karrierën në Kosovë, ku është shumë afër firmës me Prishtinën.

Muça tashmë ndodhet në bisedime të avancuara me FC Prishtinën dhe vetëm detajet janë ato që ndajnë palët nga përfundimi i marrëveshjes, këtë informacion e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit te Prishtinës, Remzi Ejupi në emisionin “Zona Gol” në Super Sport Kosova.

Muça ka bërë një postim emocionues së fundmi në “Instagram”, ku tregon edhe pse u larguar.

“Me ty u linda, me ty u rrita… Dhe jo vetëm, por me ty e ndava gëzimin dhe hidhërimin. Ty të kushtova rininë dhe karrierën time dhe si këmbim mora mbrapsht diçka që nuk blihet me para. Mora më të bukurën prej teje, mirënjohjen, dashurinë dhe duartrokitjet e të gjithë tifozerisë bardh e blu.

Ndaj për respekt të të gjithë dashamirësve bardh e blu, ndjej detyrim të sqaroj se largimi im nga KF Tirana erdhi për arsye profesionale. Kam akoma mundësi për të kontribuar në fushën e blertë. Faleminderit për gjithçka. Gent Muça, njoni prej jush! Gjithmonë bardh e blu”, shkruan Muça.

Kujtojmë që kohë më parë Muça kishte vuajtur edhe nga një tumor të cilin e kishte mposhtur dhe ishte rikthyer si një triumfues i madh në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat