Trajneri i Romës befason

Futboll

Trajneri i Romës befason

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:10
Trajneri i Romës befason

Ndoshta po ndodh për herë të parë. Trajnerin e Romës, Paulo Fonseca ka befasuar të gjithë kur ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Juventusin dhe aty e ka zbuluar formacionin e ndeshjes.

Gazetarët e pranishëm vazhdimisht bënin pyetje për lojtarët që do të luajnë, teksa Fonseca i ka befasuar të gjithë.

“Nëse diçka e paparashikuar nuk ndodh atëherë lojtarët që do të luajnë do të jenë: Mirante, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Santon, Spinazzola, Veretout, Pellegrini, Pedro, Mkhitaryan dhe Dzeko”, deklaroi tekniku portugez.

Mbetet të shihet sonte nëse Fonseca do të ndryshojë ndonjë gjë nga ajo që e ka thënë një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat