Ballkani para sprovës së madhe, kundër Gjilanit

Futboll

Ballkani para sprovës së madhe, kundër Gjilanit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:11
Ballkani para sprovës së madhe, kundër Gjilanit

Sot do të luhet vetëm një ndeshje në Superligën e Kosovës, ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit.

E paraparë të luhej sot ishte edhe derbi tjetër mes Prishtinës dhe Dritës, por u shty nga KE i FFK-së.

Gjithsesi, dy pretedentët për titull që sezonin e kaluar ishin në garë të ashpër deri në fund, takohen sot me fillim nga ora 13:30.

Gjilani ka një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa Ballkani ka arritur të arkëtojë pikë të plota.

Mbetet të shihet se kush do të triumfojë sot, dhe shpresohet se spektakli do të jetë i garantuar ashtu si në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat