Dest bën zgjedhjen përfundimtare

Futboll

Dest bën zgjedhjen përfundimtare

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:18
Dest bën zgjedhjen përfundimtare

Talenti i Ajax, Sergino Dest, ka qenë futbollisti më i kërkuar këtë merkato, me dy gjigantët e Europës, Barcelona dhe Bayern Munchen që kanë shfaqur interes konkret për anësorin 19-vjeçar.

Mbrojtësit amerikan i është dashur të bëjë një zgjedhje të vështirë, të zgjedhë projektin e Barcelonës apo të transferohet te kampionët e Gjermanisë dhe të Europës.

Sipas SkySport, Dest më në fund ka vendosur dhe do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. 

Ajax do të përfitoj rreth 30 milion euro, ndërsa 19-vjeçari pritet të zyrtarizohet brenda javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat