Zidane: Ka një gjyqtar që e di

Futboll

Zidane: Ka një gjyqtar që e di

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:21
Zidane: Ka një gjyqtar që e di

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, foli pas ndeshjes së fituar kundër Real Betisit me rezultatin 2:3. Fitorja e parë e madrilenëve në kampionatin e ri, e cila erdhi me shumë vuajtje me spanjollët që iu falën golit të Sergio Ramosit me penallti.

Penalltia – “Ka një gjyqtar që e di, madje dhe e sheh me VAR. Mendoj se u akordua ajo çfarë ndodhi. Nuk ngatërrohem kurrë me vendimet e gjyqtarëve dhe nuk do e bëj. E rëndësishme është ndeshja që luajtëm, ne dhamë gjithçka në fushë”.

Joviq – “Mendoja të luaja me një fushë kundërshtare me një sistem të ri. Ne mund të luajmë në shumë mënyra dhe një prej tyre është me dy sulmues. Jemi të kënaqur se morëm 3 pikët”.

Courtois – “Bëri disa pritje shumë të mira. Ashtu si në ndeshjen ndaj Sociedadit na shpëtoi disa herë. E dimë se çfarë mund të bëjë ai”.

Merkato – “E kemi diskutuar. Jam i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion. Këta jemi dhe do të mundohemi të bëjmë një sezon të mirë”, – tha trajneri francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat