Shkëndija - mysafirë të Pelisterit në Manastir

Futboll

Shkëndija - mysafirë të Pelisterit në Manastir

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:27
Shkëndija - mysafirë të Pelisterit në Manastir

Nën emocionet e përballjes me Tottenhamin e Anglisë, Shkëndija nga Tetova kthehen të luajnë në kampionat kur të dielën në kuadër të javës  së 7-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të jemi mysafirë të Pelisterit në Manastir. Stafi teknik ksihte në dispozicion dy ditë për të rikuperuar ekipin, pas sforcos së madhe fizike që kishim kundër gjigandit anglez, Tottenham Hotspur FC .    

Mevlan Murati do të jetë mungesa e vetme për këtë sfidë dhe vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtes do ta zë Mexhit Neziri. Murati u ankua në lëndim pas ndeshjes me Tottenham dhe del jashta kombinimit për duelin në Manastir. Ndërkohë pasi pauzoi në takimin e të enjtes në Europa League shkaku pezullimit me karton të kuq, trajneri Gjoka tani mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Armend Alimi.

Pelisteri është një prej dy skuadrave të reja në elitën e futbollit vendor, bashkë me Bellasicën. Skuadra nga Manastiri këtë kampanjë e nisi me fitore ndaj Akademia Pandevit dhe barazim në Kratovë me Sileksin, por më pas humbën ritmin duke mos arritur të shfrytëzojnë efektin terren vendas për fitore, duke regjistruar dy barazime pa gola me Rabotniçkin dhe Renovën, ndërkohë që mes këtyre dy ndeshjeve u mundën në transfertën me Shkupin.

Java e fundit kampionale fituan si mysafir Bellasicën, ndërsa në mesjavë kaluan 4:0 Lubotenin në Kupën e Maqedonisë. Shkëndijën e presin pa fitore në fushë të vet prej xhiros së parë kur mundën Akademia Pandevin, ndërsa nuk shënojnë gol në Manastir në dy ndeshjet e fundit kampional.  Përballja Pelisteri-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me fillim në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat