Derbi shqiptar në Strugë  

Futboll

Derbi shqiptar në Strugë  

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:31
Iljazi

Skuadra e futbollit Shkupit është gati  për ndeshjen e javës së shtatë, kundër Struga Trim&Lum, njëherësh derbi shqiptar në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.  

“Pas fitores së të mërkurës në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut në 1/16 kundër Slloga Vinica, ekipi është përgatitur maksimalisht dhe ndjehet e gatshme për duelin e radhës.

Për ndeshjen në fjalë ka folur mbrojtësi i ri Ardit Iljazi, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi është gati për këtë sfidë dhe si në të gjitha ndeshjet tjera, edhe këtu do të kërkojë tri pikë dhe fitore”, njofton FC Shkupi.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Strugën dhe besojmë se do t’ia arrijmë qëllimit që të marrim fitore. Sigurisht që edhe ekipi i Strugës ka një përbërje të mirë dhe pretendent, por besoj se ne do të arrijmë që në Shkup të kthehemi me tri pikë”, është shprehur Iljazi.

Për këtë sfidë të radhës, trajneri Bajrami mundet nuk mundë planifikon në dy mbrojtëst Glishiç dhe Gligorov të cilët janë lënduar në ndeshjen e fundit të Kupës ndaj Slloga Vinicës.

Ndeshja Struga – Shkupi luhet të dielën me 27 shtator në stadiumin e qytetit në Strugë, me fillim në orën 15:00, ndërsa arbitër kryesor do të jetë Dimitar Meçkarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat