Klubet e Superiores marrin vendimin

Futboll

Klubet e Superiores marrin vendimin

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:45
Klubet e Superiores marrin vendimin

Klubet e Superiores kanë marrë një vendim së bashku për të mbajtur në fuqi dakortësimin e mëhershëm, për të bojkotuar futbollin shqiptar. Por edhe këtë herë flitet për një protestë që do të bëhet në fushën e lojës si normalisht, me futbollistët që do të dalin dhe të lexojnë 4 pikat, për t’iu drejtuar më pas dhomave të zhveshjes. Kështu është menduar se lajmi botëror për të protestuar futbollistët përpara Kryeministrisë pret ende, në një kohë që Qeveria do të thotë fjalën e fundit. /Sport Ekspres/

Njoftimi

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.
Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat