Ejupi: Prishtina gjithmonë luan për titull

Futboll

Ejupi: Prishtina gjithmonë luan për titull

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 12:05
Ejupi: Prishtina gjithmonë luan për titull

Prishtina këtë vit ka bërë investime bukur të mëdha duke sjell emra të njohur në ekip me synim që ta sjell titullin në kryeqytet, pas një kohe bukur të gjatë.

Numri një i FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka thënë se Prishtina gjithmonë lufton për trofe, por pse kaq vite është pa titull kampion, duket se janë edhe disa arsye tjera.

“Prishtina çdo herë hynë për tituj pasi është klubi më i trofeshëm në vend.

Pse ka kaq kohë pa titull mendojë se ka pasur edhe arsye tjera, por po besoj se Federata do të merr masa të bëjë ndryshime në strukturat e saj, sa i përket referimit dhe gjërave tjera. Pas ndeshjes me Maqedoninë do të ulemi dhe të bisedojmë me ta që të kemi ndryshime rrënjësore aty”, ka thënë Ejupi duke folur më pas edhe për mundësin e transferimit të futbollistit të njohur, Gentian Muça.

“Me Muçën jemi në bisedime dhe të shohim. Gjërat janë pozitive. Shqipëria na ka goditur mjaft neve kur nuk ishim pjesë e UEFA-s e FIFA-s, lojtarët tanë vinin atje, tash ka ardhur koha të marrim edhe ne nga Shqipëria. Me Muçën po bisedojmë dhe të shohim. Ai ka luajtur në Ligën e kampionëve dhe nuk e di nëse ka ndonjë pengesë apo jo, të shohim. Jemi afër”, ka thënë Ejupi për “Zona gol” në Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat