Conte, i impresionuar nga mënyra si sulmuan

Futboll

Conte, i impresionuar nga mënyra si sulmuan

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:10
Conte, i impresionuar nga mënyra si sulmuan

Antonio Conte kishte premtuar se nuk do kishte më Inter të çmendur, por ndeshja e djeshme ndaj Fiorentinës vërtetoi të kundërtën. Konte foli pas përmbysjes së çmendur të zikaltërve 4-3 ndaj Fiorentinës.

“Tre pikët janë shumë të rëndësishme. Pozitive është se shënuam 4 gola dhe krijuam shumë. Mendoj se portieri i tyre bëri një punë shumë të mirë.

Ne sulmuam mjaft mirë dhe i krijuam probleme Fiorentinës, ndërsa nuk u treguam të kujdesshëm nga kundërsulmet e tyre. Isha i impresionuar nga mënyra sesi sulmuam, edhe pse mendoj se lamë shumë hapësira për Fiorentinën në prapavijë. Ne duhet të luajmë më me kujdes. Mendoj se Eriksen është përmirësuar. Tani ai po luan pas dy sulmuesve.

Pas vitit tim të parë tek Interi, kam kuptuar se fokusi është më shumë tek rezultati qa sa njerëzit harrojnë se kemi një udhëtim të gjatë përpara. Mendoj se udhëtimi është i rënëdësishëm dhe humbjet janë moment nga të cilat mund të mësojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat