Futbolli shqiptar në kolaps

Futboll

Futbolli shqiptar në kolaps

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:29
Futbolli shqiptar në kolaps

Superiorja është në kolaps total, pasi presidentët e klubeve nuk kanë ndërmend të ndalen deri sa t’u plotësohen kërkesat e tyre nga Qeveria shqiptare. Kjo javë do të sjellë të njëjtën situatë si në javën e kaluar kur ekipet do të zbresin në fushë, do të lexojnë kërkesën e tyre dhe nuk do të luajnë.

“Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.

“Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

“Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi”, – shkruhet në njoftimin e Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat