Kontratë 4-vjeçare për Hysajn dhe ofertë 7 milionë euro

Futboll

Kontratë 4-vjeçare për Hysajn dhe ofertë 7 milionë euro

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:30
Kontratë 4-vjeçare për Hysajn dhe ofertë 7 milionë euro

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, për të kaluar në kampionatin rus, aty ku e kërkon skuadra e Spartakut të Moskës.

Sipas raportimeve të fundit, klubi rus dëshiron të ketë në skuadër mbrojtësin shqiptar dhe për këtë arsye ka dërguar një ofertë në drejtim të Napolit.

Spartaku i Moskës ka ofruar 7 milionë euro, për të bindur Napolin për të hequr dorë nga shërbimet e Hysajt, ndërkohë që italianët kërkojnë të paktën 10 milionë euro, ndërkohë që lojtarit i skadon kontrata në qershor dhe mund të humbasin falas.

Gjithashtu rusët kanë gati edhe një kontratë 4-vjeçare për Hysajn, të cilit i ofrojnë 3 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat