Formacionet zyrtare: Gjilani – Ballkani

Futboll

Formacionet zyrtare: Gjilani – Ballkani

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:38
Formacionet zyrtare: Gjilani – Ballkani

Java e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me një super ndeshje që zhvillohet në Gjilan.

Dy pretendentët për titull Gjilani e Ballkani ballafaqohen ndërmjet vete në sfidën që po cilësohet si derbi i kësaj jave.

Ndeshja ka filluar pa praninë e publikut, megjithatë kureshtja për ta ndjekur këtë takim është shumë e madhe.

Ballkani në dy ndeshjet e para ka 2 fitore, ku ka shënuar hiq më pak se shtatë gola dhe ka pranuar tre, ndërsa Gjilani ka një humbje dhe një fitore me bilanc 4 gola të pësuar dhe një të shënuar.

Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Kastrati, Ferreria, Hila, Musolli, Hajdari, Keita, Kaqiu, Frashëri, Veliu, Progni. Trajner: Gentjan Mezani.

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Gashi, Gripshi, Korencia, Sinani, Krasniqi, Daku, Prekazi, Baftiu. Trajner:Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat