Muça emocion tifozët dhe zgjedh ekipin e ri

Futboll

Muça emocion tifozët dhe zgjedh ekipin e ri

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:39
Muça emocion tifozët dhe zgjedh ekipin e ri

Tirana i befasoi të gjithë një ditë më parë, kur njoftoi largimin e Gentian Muçës. Mbrojtësi, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit kampion sezonin e shkuar, do të provojë një eksperiencë të re në Kosovë me Prishtinën.

Pritet vetëm zyrtarizimi, ndërkohë që Muça nuk mund të mos përcillte një mesazh përmes rrjeteve sociale. Fjalë të ndjera nga futbollisti që i është dashur të përballet me momente edhe më të vështia.

“Me ty u linda, me ty u rrita…”, kështu e nis Muça postimin e tij, frymëzuar nga një këngë që tifozët bardheblu dhe ai e kanë kënduar shpesh së bashku. “Dhe jo vetëm, por me ty e ndava gëzimin dhe hidhërimin”, shton ish-kapiteni i Tiranës që nuk ndalet me kaq.

“Ty të kushtova rininë dhe karrierën time dhe si këmbim mora mbrapsht diçka që nuk blihet me para. Mora më të bukurën prej teje, mirënjohjen, dashurinë dhe duartrokitjet e të gjithë tifozerisë bardh e blu.

Ndaj për respekt të të gjithë dashamirësve bardh e blu, ndjej detyrim të sqaroj se largimi im nga KF Tirana erdhi për arsye profesionale. Kam akoma mundësi për të kontribuar në fushën e blertë. Faleminderit për gjithçka. Gjithmonë bardh e blu”, mbyll Muça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat