Bale thumbon Realin

Futboll

Bale thumbon Realin

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:46
Bale thumbon Realin

Gareth Bale ka folur sërish për largimin nga Real Madridi dhe rikthimin tek Totenhemi. Uellsiani u huazua për një vit nga madrilenët për tu rikthyer sërish në Premier Ligë.

Bejl ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”. “Jam i lumtur të jem sërish këtu, tek një klub që e dua me gjithë zemrën time. Kam shumë kujtime të bukura këtu dhe ndjehem shumë i lumtur. Unë thjesht dua ta shijoj futbollin.

Në Madrid vuajta për pak kohë dhe besoj se të gjithë e panë. Kur nuk je i lumtur është e vështirë të luash në nivele të larta.

Unë jam shumë i qetë. Mundohem ta mbaj veten larg mediave. Ndoshta kjo nuk i ka pëlqyer atyre”, tha Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat