Lajm fantastik për Conten

Futboll

Lajm fantastik për Conten

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:01
Lajm fantastik për Conten

Antonio Conte pret edhe një dhuratë të fundit nga merkato. Dëshira e madhe e trajnerit të Interit është N’Golo Kante, mesfushori i Chelsea dhe kampioni i botës me Francën. 29-vjeçari shihet si përforcimi perfekt për repartin e mesit të fushës dhe sinjalet nga Anglia janë pozitive.

Daily Mail raporton se Kante ka pranuar transferimin tek ekipi zikaltër. Francezi është bindur që të transferohet nën urdhrat e Contes, por duhet të ndodhë e njëjta gjë edhe me klubin londinez.

Chelsea kërkon 60 milion euro për të lënë të lirë lojtarin. Interi po tenton të paguajë më pak, duke i propozuar anglezëve të zgjedhin midis Brozovic dhe Eriksen. Opsione që refuzohen nga drejtuesit e klubit anglez, pasi duan vetëm para të thata.

Gjithsesi, Interi ia ka dalë të sigurojë “po”-në e Kante dhe do të bëjë maksimumin të arrijë edhe akordin me Chelsea. Milionat mund të vijnë nga shitjet e kroatit Brozovic ose mbrojtësi Milan Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat