Rice është futbollisti i radhës në “radarët” e Chelseat

Futboll

Rice është futbollisti i radhës në “radarët” e Chelseat

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:02
Rice është futbollisti i radhës në “radarët” e Chelseat

Declan Rice është futbollisti i radhës në “radarët” e Chelseat dhe londinezët janë gati të bëjnë një ofertë të parefuzueshme për West Hamin.

Mesfushori i talentuar anglez, që ka treguar se mund të luajë fare mirë edhe në qendër të mbrojtjes, është një nga të preferuarit e trajnerit Lampard, i cili kërkon edhe një sforcim në fundit nga Roman Abramovich.

Ky i fundit ka gati 50 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit, që ka qenë edhe më herët pjesë e ekipeve të moshave të Chelseat dhe do të kthehej me kënaqësi te “blutë e Londrës”.

Paratë për blerjen e Declan Rice pritet të sigurohet nga shitja e mesfushorit francez N’golo Kante te Interi, duke qenë se zikaltrit janë gati të paguajnë 50 milionë euro për kartonin e kampionit të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat