IbrahimI: Mos u befasoni nga Arbëria! Shumë njerëz e analist po e nënçmojnë

Futboll

IbrahimI: Mos u befasoni nga Arbëria! Shumë njerëz e analist po e nënçmojnë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:29
IbrahimI: Mos u befasoni nga Arbëria! Shumë njerëz e analist po e nënçmojnë

Skuadra e Arbërisë nga Dobraja e Madhe e Lipjanit është shndërruar skuadër e frikshme për skuadrat që mëtojnë titullin e kampionit!

Në tri ndeshjet e para regjistruan dy fitore në udhëtim (2:0 ndaj Trepçës ’89, 3:0 kundër Besës) dhe një barazim (1:1 me Prishtinën në Kastriot) në cilësinë e vendasit! 

Mbrojtësi më i mirë në vendin tonë, kapiteni Labinot Ibrahimi,  tha se për shumëkënd është befasi por jo edhe për të dhe drejtuesit e klubit. 

Image

Labinot, Arbëria përveç me organizim, po befason edhe me rezultate, cili është çelësi i këtyre rezultateve në këto tri javët e para, dy fitore e një barazim, madje u kthyet me pikë maksimale nga dy udhëtime?

“Ndoshta për shumë njerëz është befasi por për mua dhe ekipin nuk është befasi. 

Jemi duke punuar shumë dhe jemi një ekip solid i ri me djem të ri, punëtorë. 

Një president që po bën një punë shumë të mirë. 
Po ashtu një staf punëtorë dhe një trajner siç është Arbnor Morina.

Arbëria për çdo ndeshje hyn me fituar dhe me angazhim dhe me disiplinë po i arrin këto rezultate”, tha Ibrahimi për gazetën Kombëtare “Bota sot”. Futbollisti tregon se klubi ka edhe shkollën e futbollit.

“Arbëria nuk ka hy në Superligë vetëm sa për të hyrë por Arbëria është duke punuar edhe me grupmosha të reja, me shkollën e futbollit 
Prandaj shumë njerëz e analist po e nënçmojnë këtë ekip, që mua nuk me pëlqen fare si kapiten ky nënçmim.
Mos u befasoni nga ky ekip pasi nga ndeshja në ndeshje ne do të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat