Bardhi me Levanten shënojnë fitoren e parë në Spanjë

Futboll

Bardhi me Levanten shënojnë fitoren e parë në Spanjë

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:40
Bardhi me Levanten shënojnë fitoren e parë në Spanjë

Sulmuesi shqiptar, Enis Bardhi, me Levanten shënojnë fitoren e parë në kampionatin e ri spanjoll.

Levante si mysafirë triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Osasunës. 

Bardhi u paraqitë titullar për Levanten, duke dhënë maksimumin. 

Për Levanten realizuan Melero (41' e 81'), Roger (77') dhe për Osasunën Torres (38'). 

Bardhi u zëvendësua në minutën e 74-të. Duhet theksuar se në minutën e 71-të, Roger i Levantes dështoi nga penalltia. 
Pas javës së tretë Levante zë pozitën e 9-të me tre pikë sa ka edhe Osasuna që është dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat