Iku nga Skënderbeu

Futboll

Iku nga Skënderbeu

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:59
Iku nga Skënderbeu

Denis Zefi u largua nga Skënderbeu, duke mos qëndruar te korçarët asnjë javë, por u largua pas vetëm katër ditëve.

Futbollistit 19-vjeçar të afruar nga Livorno nuk mund t’i premtohej një vend titullari te Skënderbeu në sezonin e ri, për shkak se në të njëjtin rol në mesfushë luan Uerdi Mara dhe Arinaldo Rrapaj dhe për këtë arsye vendosi të largohet.

Megjithatë karriera e futbollistit pritet të vazhdojë në Superiore.

Mësohet se lojtari është shumë afër nënshkrimit me Kukësit, me verilindorët që shumë shpejt pritet të mbyllin marrëveshjen me lojtarin për ta vënën nën urdhrat e Skënder Gegës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat