Paçarada me St. Paulin demolojnë Heidenheimin

Futboll

Paçarada me St. Paulin demolojnë Heidenheimin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:23
Paçarada me St. Paulin demolojnë Heidenheimin

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me St. Paulin demolojnë me lojë e rezultat 4:2 skuadrën e Heidenheimin, në ndeshjen e javës së dytë të Bundesliga II.

Paçarada me bashkëlojtarë treguan angazhim të pashoq dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja është me rezultat bindës. 

Mysafirët, në 12 minuta e parë të pjesës së dytë (46’ deri 57’) bënë pesë zëvendësime të cilat në një farë forme i dhanë gjallëri lojës por jo edhe të përmbysin epërsinë e vendasve. Golat për St. Paulin i realizuan futbollistët Kyereh (26'), Schmidt (38'-autogol), Wieckhoff (46'), Dittgen (70’) dhe për Heidenheimin Kuhlwetter (78') dhe Moh (80').

Image

Pas barazimit (2:2) si mysafirë me Bochumin, St. Pauli sot shënoi fitoren e parë në stadiumin “Millerntor” në Hamburg. Paçarada ka bërë paraqitjen e dytë të tij standardë në fanellën e St. Paulit dhe i ka dhënë siguri të madhe mbrojtjes së skuadrës së tij.  

St. Pauli ngritët në vend të dytë me 4 pikë sa ka edhe AUE në kreun e tabelës, ndërsa Heidenheimin zë pozitën e nëntë me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat