Ballkani importon pikë nga Gjilani

Futboll

Ballkani importon pikë nga Gjilani

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:21
Ballkani importon pikë nga Gjilani

Skuadra e futbollit Ballkani nga Theranda kthehet me një pikë të madhe nga Gjilani! Therandasit ndahen baras (0:0) me Gjilanin, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja mjaft e mirë dhe me disa raste shënimi, qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. 

Në minutën e 17-të, Baftiu dështon nga një pozitë e mirë, me fat Gjilani. Në minutën e 38-të, Korenica godet fortë por Koliçi devijon topin në korner.

Në minutën e 50-të, portieri Koliçi tregon klasin e tij, shpëton Gjilanin! Korenica në pozitë ideale por portieri Koliçi pret me këmbë.  Pas pesë minutave  Progni rrezikon por portieri i Ballkanit, Haxhihamza intervenon bukur. Në minutën e 71-të, Kelmendi pati mundësi të shënojë por gjuan jashtë portës së Ballkanit.  Në minutën e fundit, Sinani godet me kokë por topi mbi portën e vendasve.

Ballkani zë vendin e dytë me 7 pikë sa ka edhe lideri i ri Arbëria nga Dobraja e Madhe dhe Gjilani është në pozitën e gjashtë me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat