Leeds merr fitoren e dytë dhe zhyt në krizë Sheffield Utd

Futboll

Leeds merr fitoren e dytë dhe zhyt në krizë Sheffield Utd

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:33
Leeds merr fitoren e dytë dhe zhyt në krizë Sheffield Utd.

Leeds United ia doli të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League, pasi mposhti me rezultatin minimal 0-1 Sheffield United në transfertën e “Bramall Lane”.

Takimi ishte mjaft i luftuar nga të dy skuadrat, pasi Sheffield vinte pas dy humbjeve radhazi në dy javët e para të kampionatit dhe kërkonte pikët e para, ndërsa Leeds pati një epërsi të lehtë e cila u shpërblye dy minuta para fundit.

Kjo pasi Harrison dërgoi një krosim mjaft të mirë në zonë dhe aty sulmuesi kryesor i Leeds Patrick Bamford kërceu saktë me kokë dhe dërgoi sferën në rrjetë, duke shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për të tijtë.

Ky është suksesi i dytë për skaudrën e drejtuar nga Marcelo Bielsa, që e nisi sezonin me një humbje ndaj kampionëve në fuqi të Liverpool, por reagoi duke marrë dy fitore radhazi, që e ngjitin në kuotën e 6 pikëve.

Nga ana tjetër Sheffield United ka bërë një start zhgënjyes, pasi ka marrë tre humbje në tre javët e para dhe është në kuotën e zero pikëve, ndonëse duhet thënë se kundërshtarët nuk kanë qenë të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat