Munishi: Jemi skuadra më e fortë fizikisht në Superligë

Futboll

Munishi: Jemi skuadra më e fortë fizikisht në Superligë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:32
Munishi: Jemi skuadra më e fortë fizikisht në Superligë

Ismet Munishi e konsideron epilog real barazimin e Ballkanit ndaj Gjilanit.

Trajneri i suharekasve tha se skuadra e tij me pak fat do ta fitonte ndeshjen.

Rënien e dukshme në lojë të Ballkanit në 15 minutat e fundit, Munishi e arsyeton me faktin e presionit të Gjilanit.

“Ishte një paraqitje e mirë e skuadrës. Jam shumë i kënaqur me luftën dhe angazhimin. Kishim përballë një kundërshtar të fortë. Kishim raste, ashtu sic kishte edhe Gjilani”, theksoi Munishi për Art Sport.

“Me pak fat do të fitonim, por barazimi është epilog real. Ishte një lojë e fortë, burrërore, vetëm kështu mund të shkojë përpara futbolli”.

“Jemi skuadra më e përgatitur fizikisht në ligë. Kundërshtari na bëri presion në 15 minutat e fundit, nuk është se ne ramë fizikisht”, shtoi Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat