Mezani: Trepikëshi do të ishte i madh

Futboll

Mezani: Trepikëshi do të ishte i madh

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:33
Mezani: Trepikëshi do të ishte i madh

Gentjan Mezani është i kënaqur me barazimin në shtëpi ndaj rivalit për titull, Ballkanit.

Trajneri i gjilanasve theksoi pas ndeshjes që skuadrës po i mungojnë sulmuesit që i ka të dëmtuar.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë për dy skuadrat. Nuk arritëm t’i shfrytëzojmë mundësitë tona që i patëm. Në pjesën e dytë shtuam presionin në fushën e Ballkanit, por nuk arritëm të shënojmë”, deklaroi Mezani për Art Sport.

“Trepikëshi do të ishte i madh për vazhdimësinë, por skuadra ka nevojë të përmirësohet dhe të komponohet me futbollistët që kanë ardhur”.

“Shpresoj që sa më shpejtë të na afrohen lojtarët që na mungojnë, sepse në këto tri ndeshje kemi bërë mirë”.

“Ndoshta jam i kënaqur me angazhimin si me Llapin ashtu edhe sot, por na mungojnë ato goditjet para portës”, shtoi Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat