Spezia debuton me humbje ndaj Sassuolos

Futboll

Spezia debuton me humbje ndaj Sassuolos

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:37
Spezia debuton me humbje ndaj Sassuolos

Spezia debutoi për herë të parë në histori në Serinë A, teksa mesditën e sotme priti Sassuolon në stadiumin “Dino Manuzzi”, në një sfidë që rezultoi vërtetë e komplikuar për vendasit, të cilët u mposhtën me rezultatin e thellë 1-4.

Pas barazimit 1-1 me Cagliarin në javën e parë, Sassuolo u shfaq mjaft agresive në kërkim të fitores së parë dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 12’ me anë të Filip Gjuriçiq, i cili mposhti portierin Zoet.

Spezia riktheu baraspeshën në minutën e 30’, teksa ishte bullgari Andrey Galabinov që dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi të Riccit dhe u fut në historinë e klubit, si futbollisti që shënon golin e parë në Serinë A.

Në pjesën e dytë Sassuolo gjeti golin e avantazhit, pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Berardi, ndërsa më pas Defrel dhe Caputo shkruan emrin në listën e golshënuesve, duke kompletuar fitoren 1-4.

Vlen të theksohet se bomberit të sezonit të kaluar te Sassuolo, Francesco Caputo iu anuluan 3 gola nga VAR-i ditën e sotme, pasi ishin në pozicion jashtë loje. Gjithsesi sulmuesi 33-vjeçar ia doli të lërë gjurmë me një gol, një asist dhe një penallti të fituar në sfidën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat