Celina asistoi në pikën e parë të Dijonit

Futboll

Celina asistoi në pikën e parë të Dijonit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:05
Celina asistoi në pikën e parë të Dijonit

Dijon vazhdon pa fitore në kampionatin francez. Dijoni si vendas barazoi 2:2 me Montepellierin. 

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, u paraqitë titullar por me bashkëlojtarë ishin të pafat, duke pësuar gol në çastet e fundit. 

Në minutën e 8-të, Celina me mjeshtri asistoi deri te Dina, i cili me goditje të fortë realizon për 1:0. 
Celina u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të, ndërsa u zëvendësua në atë të 62-tën.  

Futbollistët Dina (8') e Ecuele (60') shënuan për Dijonin dhe Delort (50') e Savanier (90'-nga penalltia) për Montpellierin.

Dijonin pas 4 humbjeve shijon barazimin e parë në Francë dhe renditet në fund të tabelës me 1 pikë, ndërsa Montpellier është në pozitën e tretë me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat