Zgjerohet protesta

Futboll

Zgjerohet protesta

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:17
Zgjerohet protesta

Skuadrave të Superiores u janë bashkuar edhe ekipet e akademive respektive në kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Kështu në stadiumet “Selman Stërmasi” në Tiranë, “Reshit Rusi” në Shkodër, “Niko Dovana” në Durrës dhe Adush Muça” në Ballsh, sot, kur duhej të luhej java e tretë, kapitenët e ekipeve të Superiores lexuan deklaratën e radhës, duke i bërë thirrje qeverisë ta dëgjojnë zërin e tyre dhe të lojtarëve të akademisë për të ardhmen e futbollit.

“Ne, futbollistet e skuadrave të Kategorisë Superiore vazhdojmë protestën tonë në mbështetje të katër kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit, drejtuar qeverisë shqiptare.

Së bashku me ne në këtë protestë sot janë bashkuar edhe futbollistet e rinj të akademive, që janë e ardhmja e futbollit. Të gjithë së bashku duam që zëri ynë të dëgjohet për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për lojën tonë të dashur, futbollin.

Ne jemi të bindur që kërkesat drejtuar qeverisë janë rruga e shpëtimit për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Vetëm kështu mund të shpresojmë në një të ardhme më të mirë.

Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, sepse besojmë se sporti është lënë në harresë ndër vite. Dhe si një e mirë publike, të gjithë politikanët duhet t’i kthejnë sytë nga sporti.  Presim sa më shpejt një reagim pozitiv nga ana e qeverisë për të ardhmen e sportit në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat