Hoffenheim trondit Bayernin nga Munihu

Futboll

Hoffenheim trondit Bayernin nga Munihu

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:26
Hoffenheim trondit Bayernin nga Munihu

Bayern Munihu, kampioni i Evropës dhe i Gjermanisë, nuk e ka pasur shkëlqimin e javës së kaluar kur e deklasoi me rezultat 8:0 Schalke 04. 

Duket se bavarezët ishin të lodhur nga finalja e Superkupës së Evropës, duke pësuar sot humbje me 4:1 nga Hoffenheimi, në takimin e javës së dytë të Bundesliga I.

Në minutën e 16-të, Bicakcic realizon për epërsinë e vendasve, ndërsa Dabubur realizon për 2:0 në minutën e 24-të. 
Bavarezët pas disa orvatje shënojnë pikërisht në minutën e 36-të.

Futbollisti Joshua Kimmich nga rreth 18 metra godet me mjeshtri duke e lënë të shtangur portierin vendas, topi futet në këndin e epërm të majtë. Në minutën e 77-të, kroati Kramariç trondit bavarezët, thellon epërsinë në 3:1. Në minutën e 90+1 Kramariç u tregua i saktë nga penalltia, 4:1.

Pas javës së dytë Augsburg kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Hoffenheimin po me 6 pikë, ndërsa Bayerni renditet në vend të gjashtë me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat