Shkëndija e fortë edhe për Pelistierin

Futboll

Shkëndija e fortë edhe për Pelistierin

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:32
Shkëndija e fortë edhe për Pelistierin

Shkendija nga Tetova ashtu siç pritej triumfoi me rezultat 3:1 në Manastir kundër Pelisterit.

Dukej ndryshe në minutën e 5-të kur ekipi vendas kaloi në epërsi me 1:0 me golin që e realizoi nga penalltia Tanushev. 

Ahmedi në minutën e 23-të shënoi eurogol nga goditje e lirë, e ndjekur nga mjeshtëria e Doriev në minutën e 69-të, kur gjuajti me saktësi nga 16 metra, dhe ndeshja u "mbyll" me 1:3 nga Ibraimi me një goditje dënimi në minutën e 86-të, përndryshe ishte goli i gjashtë këtë sezon, i katërti nga pika e bardhë.

Pas javës së shtatë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija kryeson me 17 pikë, ndërsa Pelisteri është në vend të nëntë me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat