Struga Trim Lum fitoi derbin shqiptar! Shkupi ngec nga lideri

Futboll

Struga Trim Lum fitoi derbin shqiptar! Shkupi ngec nga lideri

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:44
Struga Trim Lum fitoi derbin shqiptar! Shkupi ngec nga lideri

Skuadra e Struga Trim Lum vazhdon me rezultate të mira në konak të vetin kundër të gjithë kundërshtarëve.

E fundit në serinë që bie në fushën e Strugës është skuadra e Shkupit e cila u mund me rezultat 2:0. Struga Trim Lum fitoi derbin shqiptar! 

Futbollisti kryesor në triumfin e ekipit vendas ishte Niazi Lena, duke shënuar në minutën e 14-të dhe të 59-të.

Pas javës së shtatë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi mban vendin e dytë me 13 pikë por mbetet minus katër pikë nga lideri Shkëndija dhe Struga Trim Lum renditet në vend të pestë me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat