Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 6:1 ndaj Granadës. Debutim ëndrrash për Suarezin, dy gola dhe asistim me fanellën e Atleticos!
Debutim ëndrrash për Luis Suarez. Sulmuesit uruguaian, i cili u largua nga Barcelona, për t’iu bashkuar Atleticos, i mjaftuan vetëm 3 minuta për të rrëmbyer skenën.
33-vjeçari u fut nga stoli në minutën e 70-të të sfidës ndaj Granadës, duke zënë vendin e Diego Costas, teksa në minutën e 72-të, asistoi në mënyrë spektakolare për Llorenten, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Për Atleticon shënuan: Costa (9'), Correa (47'), Joao Felix (67'), Llorente (72'), Suarez (85' e 90+4') dhe për mysafirët realizoi Molina (87'). Në minutën e 16-të, Saul i Atleticos dështoi nga penalltia.
Pas javës së dytë Atletico është në vend të nëntë me 3 pikë, Granada bie në pozitën e dytë me 6 sosh.