Është vendim i Baftiut

Futboll

Është vendim i Baftiut

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:34
Është vendim i Baftiut

Derbi i javës ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit përfundoi pa gola, 0:0. Të dyja skuadrat kishin mundësi të mira në këtë takim por pa arritur për të konkretizuar.

Pas ndeshje tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi foli edhe për sulmuesin, Blendi Baftiu që po kërkohet nga shumë klube në Evropë.

“Blendi vazhdimisht ka oferta, i ka refuzu disa prej tyre, është çështje e Blendit se ku dëshiron me shku, ai për momenti është lojtar i Ballkanit. Po presim dhe po punojmë në këtë aspekt”, tha Munishi për ‘Art Sport".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat