Berisha titullar dhe gol në fitoren e Akhmatit

Futboll

Berisha titullar dhe gol në fitoren e Akhmatit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:59
Berisha titullar dhe gol në fitoren e Akhmatit

Bernard Berisha gjen golin e dytë sezonal në Premier League-n e Rusisë. Futbollisti dardan realizoi me 11-metërsh në sfidën mes Akhmat Grozny-t dhe Uralit në javën e 9-të të kampionatit, duke vulosur suksesin 2:0 të ekipit çeçen.

28-vjeçari u aktivizua titullar në këtë sfidë të kontrolluar nga ekipi vendas, që kaloi në epërsi që në minutën e dytë me penalltinë e shndërruar në gol nga Melkadze. Në të 38-tën Strandberg i Uralit shkaktoi 11-metërsh dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke ia bërë edhe më të lehtë suksesin vendësve. Gjithsesi, në penalltinë e dytë të ndeshjes gaboi Iljin.

Në pjesën e dytë u shkaktua një penallti e tretë nga futbollistët e Uralit e në këtë rast Berisha, edhe me pak fat, pasi topi u prek nga portieri, shënoi golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes.

Futbollisti dardan u zëvendësua në minutën e 73-të nga Umaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat