Jamie Vardy - het-trik, Leicester City turpëron Manchester Cityn

Futboll

Jamie Vardy - het-trik, Leicester City turpëron Manchester Cityn

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:23
Jamie Vardy het-trik, Leicester City turpëron Manchester Cityn

Manchester City favorit i madh në letër por në praktikë nuk doli ashtu. Futbollisti Jamie Vardy me ekipin e Leicester Cityt e turpërojnë Cityn me rezultat 5:2 në stadiumin "Etihad".   Në minutën e 4-të, Mahrez me një goditje tepër të fortë shënoi në këndin e epërm të djathtë. 

Ky gol duket se motivoi shumë Leicester Cityn dhe i dërrmuan "qytetarët". Në minutën e 37-të, Vardy barazon nga penalltia. Pjesa e dytë ka qenë fatale për vendasit sidomos por portierin Ederson.

Në minutën e 54-të, Vardy nga afërsia me mjeshtri shënoi për 1:2. Në minutën e 58-të, Vardy realizon het-trik dhe për 1:3, ku sërish u tregua i suksesshëm nga penalltia.

Image

Në minutën e 77-të, Maddison ka shënuar eurogol nga rreth 20 metra në pjesën e sipërme të majtë të Manchester Cityt, 1:4.

Në minutën e 84-të, Ake realizon për 2:4 dhe Tielemans nga penalltia thellon fitoren në 2:5 në minutën e 90-të.

Pas javës tretë në Premier League, Leicester City kryeson me 9 pikë, ndërsa Manchester City renditet në pozitën e 13-të me 3 sosh. Vardy deri me tash ka realizuar gjithsej pesë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat