Visar Aliu - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Visar Aliu - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:24
Visar Aliu - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Futbolli si shumë sporte tjera në vitet e 90-ta (1991-1999), përjetuar dhunën e paparë nga pushtuesi serb. 

Sportistët shqiptarë në çdo moment ishin të rrezikuar qoftë edhe me jetë nga milicia serbe.

Visar Aliu i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës. 

Aliu me mijëra sportistë shqiptarë u angazhuan maksimalisht, për të dhënë më të mirën për sportin e Republikës. 

Përkundër rreziqeve të mëdha në vitet e 90-ta, ai nuk u ndal asnjëherë por ka luajtur me sukses në fusha të improvizuara në kuadër të Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës. 

Si shumë sportistë të tjerë edhe Aliu iu kundërvu fuqishëm regjimit serb. Ai sot është krenar që kreu një mision të madh në shërbim të futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat