Barcelona dhe Ajax po finalizojnë marrëveshjen për Dest, pritet zyrtarizimi

Futboll

Barcelona dhe Ajax po finalizojnë marrëveshjen për Dest, pritet zyrtarizimi

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 19:38
Sergino Dest

Barcelona është afër përforcimit të radhës në këtë merkato.

Katalanët janë afër që të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Ajax Amsterdam, Sergino Dest.

Fabrizio Romano bën të ditur se marrëveshja është 100% e mbyllur dhe e konfirmuar.

Sergino do të kryej testet mjekësore te Barcelona dhe do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Agjentët e lojtarit kanë njoftuar edhe Bayernin se ai do t’i bashkohet Barcës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat