Kessie dhe Diaz, Milan fiton dhe pa Ibrahimoviç

Futboll

Kessie dhe Diaz, Milan fiton dhe pa Ibrahimoviç

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:24
Kessie

Milani ka mposhtur me rezultatin 0-2 Crotonen në javën e dytë të Serie A. Klubi kuq e zi do duhet që të bëjë disa kohë pas sulmuesin Ibrahimoviç i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kuq e zinjtë fituan falë një penalltie të realizuar nga Kessie në fundin e pjesës së parë dhe golit të Ibrahim Diaz në fillimin e pjesës së dytë.

Milan ka 6 pikë në dy ndeshje, ku ka shënuar 4 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Ata ndajnë vendin e parë me Veronën dhe Napolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat