Vardy bën historinë e Premierligës me het-trikun ndaj Man City

Futboll

Vardy bën historinë e Premierligës me het-trikun ndaj Man City

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:03
Jamie Vardy

Jamie Vardy ka bërë historinë në ndeshjen ndaj Manchester City.

Sulmuesi i Leicester City arriti të shënonte tri gola në përballjen e luajtur në ‘Etihad’.

Këto tri gola e fusin atë në histori si lojtarin më të vjetër në 17 vitet e fundit që ka shënuar het-trik në Premierligë.

Me 33 vite dhe 260 ditë mbi supe, Vardy bëhet më i vjetri pas Teddy Sheringham që shënonte het trik në vitin 2003.

Teddy Sheringham luante me Portsmouth dhe shënonte het-trik ndaj Bolton, po ashtu si 37 vjeçar.

Dy gola të Vardy sot erdhën nga pika e bardhë e penalltisë, për t’ia lehtësuar atij thyerjen e këtij rekordi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat