​Kush e fiton “Topin e Artë”? Përgjigjet Anelka

Futboll

​Kush e fiton “Topin e Artë”? Përgjigjet Anelka

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:25
Nicolas Anelka

Kylian Mbappe në të ardhmen do ta fitojë “Topin e Artë”, thotë ish-sulmuesi i Chelseat dhe i Francës Nicolas Anelka.

Vetëm si një 21-vjeçar, Mbappe tashmë e ka fituar titullin e kampionit botëror me Francën si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Paris-Saint-Germain.

Sidoqoftë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të përmenden si kandidatët kryesorë për këtë çmim, por shumë shpejt atë do ta rrëmbejë sulmuesi nga Franca.

“Aty janë senatorët e vjetër që vazhdojnë të luftojnë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por Mbappe, i cili ka të gjitha potencialet e një sulmuesi të fuqishëm, së shpejti do ta fitojë çmimin “Topin e Artë”, tha Anelka për RMC Sport.

“Është shumë i shpejtë, i mençur dhe me teknikë të lartë. Ka kualitete të bëjë gjëra të mëdha. E ka provuar veten dhe po vazhdon ta bëjë ndeshje pas ndeshje.”

“Aty është edhe Neymar. Ai është tepër, tepër i fuqishëm”, përfundoi Anelka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat