​Interi ofron dyshen Broziviq-Skriniar për N’Golo Kante

Futboll

​Interi ofron dyshen Broziviq-Skriniar për N’Golo Kante

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 23:06
N’Golo Kante

Interi është i gatshëm t’i ofrojë Chelseat qendërmbrojtësin Milan Skriniar dhe mesfushorin Marcelo Brozovic për francezin N’Golo Kante, raporton “90min.com”

Antonio Conte mbetet një admirues i madh i 29-vjeçarit derisa ai nuk konsiderohet ‘i pa shitur’ nga trajneri i Chelseat Frank Lampard.

Lojtari vlerësohet rreth 50 milionë euro nga “Blutë e Londrës” që konsiderohet shifër shumë e lartë nga ana e Interit, sidomos duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike.

Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe gjiganti italian kërkon që operacioni të mbyllet para datës 5 tetor kur edhe përfundon dritarja e transferimeve verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat